Nga Romeo Kara
Nese nuk respektojme ligjet e natyres, sigurisht qe do të ndeshkohemi.
Bejme shtepine pa leje në shtratin e lumit dhe pastaj protestojme duke na thene qe na erdhi lumi në shtepi.
Shkaterrojme themelet e shtepive per të bere dyqane, shtojme siper tyre kate të tera pa leje dhe pastaj protestojme se termeti na rrezoi shtepine.
Ndertojme vend e pa vend, pa rregulla dhe standarte, duke vene fitimin dhe babezine perpara sigurise se jetes dhe pastaj merzitemi kur humbim jete të tera, pronen dhe gjithshka tjeter për të cilen punuam nje jete të tere.
Tolerojme shkeljen e ligjeve të cdo lloji, perfshire edhe ato hyjnore, dhe pastaj habitemi se si na qeverisin vetem të liqte, si na vritet shpresa dhe si na mbyllen dyert e jetes në vendin tone.
Për aq kohe sa do të na duhet t’a kuptojme kete si dhe kur të vendosim të ndryshojme veten, për aq kohe ndryshimi i kerkuar nuk do të vije, shpresa rikthehet dhe mbaresia do të na rrije larg.
Deri me tani sfiduam natyren dhe Zotin, dhe ia pame hajrin idjotesise sone.
Tani ka ardhur koha të sfidojme veten, të nxjerrim të keqen brenda nesh, të mesojme të respektojme natyren dhe ligjet, si dhe të vendosim parimet perpara babezise.
Kjo e keqe qe na ka rene ka gjithashtu për bashkautor edhe indiferencen tone, tolerancen e pafalshme ndaj se liges si dhe ushqyerjen e percarjes brenda nesh.
Tellallet e se liges, tashme po projektojne talljen e radhes, duke propozuar sigurimin e shtepive nga termeti, duke i vene mbi kurriz ketij populli të coperluar taksen me të madhe të mundshme.
Edhe pse asnje kompani sigurimesh në Shqiperi, nuk ka kapacitet financiar të beje sigurime të tilla, pasi ato nuk jane të risiguruara në shuma të medha, perseri dikush kerkon të beje aventuren e radhes dhe të perdore fatkeqesine për perfitim.
Kompanite e sigurimeve, sigurojne për aq sa ato kane kapacitete financiare, apo për aq sa ato jane vete të risiguruara, dhe gjithmone në baze të nje studimi risku, i cili në rastin e termetit eshte pothuaj i pasigurte pasi qe termetet nuk mund të parashikohen.
E vetmja gje qe do të beje të mundur sigurimin nga risku të kompanive siguruese, do të jete zbatimi i standarteve sa me të larta të ndertimit.
Cfare sigurimi do të mund t’i bejne shtepive të tyre, ata qe e kane të ndertuar tashme shtepine dhe nuk i kane respektuar standartet, si në rastin e ketyre pallateve të demtuara të cilat jane si varre të hapura?
Cfare sigurimi do të mund të bejne ata të cileve iu eshte shembur shtepia e blere me kredi, e cila vazhdon të paguhet edhe pas shembjes se shtepise?
Cili sigurim do të ishte i vlefshem nese ne nuk veme perpara pergjegjesise penale, ata qe investojne në ndertime skandaloze si dhe ata qe i lejojne keto ndertime, duke u pasuruar sa hap e mbyll syte prej tyre?
Sigurimi me i mire, do të ishte dhe eshte siguria juridike, e cila kushtezon teresisht sigurine e jetes dhe të prones.
Kjo siguri, ndertohet dhe mbahet ne kembe pikerisht nepermjet zbatimit rigoroz të ligjit dhe aplikimit kur duhet të sanksioneve penale.
Pikerisht tek aplikimi i ketyre sanksioneve, qendron garancia e se nesermes si dhe qetesia shpirterore e atyre qe jane viktima të se liges.
Sa me shpejte qe t’a kuptojme kete, aq me mire.