Avokati Spartak Ngjelën i ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ komentoi aksionin e opozitës pas tërmetit të vitit që lamë pas, teksa ka deklaruar se dy liderët e opozitës nuk e duan Reformën në Drejtësi.
“Tërmeti ka influencuar, por opozita nuk ka ide. Si mund të bësh luftë pa ide, opozita nuk ka njerëz. Problemi i tyre është se nuk pranojnë reformën në drejtësi, për faktin se liderët e tyre i kap reforma. Duhet të dini një aksiomë të Perëndimit, nuk pranohet të vësh prona kur je në pushtet. Në gjithë vendet e Botës të merren, edhe këtyre do t’ia marrin. Ajo është normë. Ligji dhuratë 200 euro të pranon, asnjë më shumë.” -theksoi Ngjela.
Për avokatin Spartak Ngjela viti 2020 do të jetë i vështirë për politikë.
“Ky do jetë vit i vështirë për politikën shqiptare sepse kryeministri shqiptar nuk ka fond për emergjencën. Është krim penal, por këtu nuk ka shtet, nuk ka prokurori, se ç’do bëjë SPAK, nuk e di. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është reforma në drejtësi e cila do të vazhdojë në formë drastike. Cilët do të jenë të kontrolluarit e parë nga liderët e mëdhenj kjo pritet për t’u parë. Edhe BKH është drejt konstituimit të saj, gjithçka po shkon drejt pastrimit që kërkon t’i bëjë politika amerikane dhe kjo europiane, korrupsionit shqiptar.”- u shpreh Ngjela.