Juristja e pa punë dhe me disa dënime për vepra penale, si ajo e mashtrimit dhe e korrupsionit, e strehuar te Foltorja e gallatës, përshëndet autorin e plagosjes së punonjësit të IMT-së me armë zjarri, duke bërë thirrje që shqiptarët të qëllonin që në 2013 kur humbi Sali Gërdalla, çdo zyrtar shteti për të mbrojtur ndërtimet pa leje dhe të bënin vetëgjyqësi
Përshëndetja publike dhe përgëzimet publike për vepra penale si tentativa për vrasje klasifikohen… mbështetje për dhunë dhe terror dhe kodi penal thirrje të tilla i dënon me burg. Ndaj avokotja duhet të ishte arrestuar vetëm me satusin e publikuar në Fb.
Kalaja thotë se këtë duhet ta bënin që nga viti 2013 kur Sali Berisha la pushtetin.
‘Nëse do kishim vepruar të gjithë që nga 2013 ashtu siç veproi Qani Muça, banditët nuk do ishin bërë miliardjerë e më pas të blinin votën, shoqërinë civile, pluraluzmin dhe demokracinë.
Nëse ti nuk mbron dot shtëpinë dhe familjen tënde, nuk mund të mbrosh mikun, shokun, fqinjin, bashkëpunëtorin, qytetin dhe vendin tënd.
Respekt dhe vlerësim për Qani Mucën.
Të lumtë pushka – shkruan Kalaja.
Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer.
Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”.
Heroi i kësaj mostre që vërdalloset si avokate ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. /Ekskluzive.al