“B.ombë me sahat për Ballkanin”, kështu e ka quajtur, presidenti francez, Emmanuel Macron kthimin e xhi.had.istëve në Bosnje.
Gjatë intervistës së tij për revistën “The Economist”, Macron e ka konsideruar Ballkanin shqetësimin më të madh të Europës.
Mirëpo menjëherë ka ardhur reagimi nga anëtari kroat i presidencës së Bosnjës, Zeljko Komisiq i cili tha se për komentet e Macron do të japë “llogari” ambasadori i Francës në Sarajevë.
Ndërsa një zëdhënës i komunitetit is.lamik në Bosnje, Muhamed Jusic, i ka përshkruar si skandaloze komentet e Macronit.
“Afër 300 qytetarë të Bosnjës, shumë prej tyre fëmijë dhe gra kanë shkuar në Siri dhe Irak, krahasuar më 1.900 francezë. Këto ditë, Franca pritet t’i kthejë afër 450 xhihadistë. Unë nuk e shoh si problem më të madh këtë në Bosnje se sa në Francë”, ka thënë ai.