Nga Akil Ylli
Allaahh, Allaaah, ça s’ndin njiri! Çohet burri midis Asambles Parlamentare ne Strasburg, per me teper i paftua, nxjerr dhe mutrolozin e karikum cipas, e fillon e mutrolon Shqipnin fund e kry, si ma i miri armik i saj. Hajde hiq eren tash. Rujna Zot!
Por fati na deshi, sepse Presidenti Asambles i mbylli fonin, e ja zuri gjithe vrerin ne fyt. Ku, ku, moj nane, 80 vjeç e firifiu e çon vedin me ja dhi ne ate fare feje, ne mes te Stasburgut!
Qe nga ai moment e me pas, per ti vene kapak qellimit te tij, i i thirri ne ndihme pervojes se Babales ne version te ri. Kesaj radhe jo duke imituar zerin e dikujt, por pozicionin e vendndodhjes. Dhe fet e fet, rolit te operatorit ju pervesh pinjoll i shquar i Vokshave, deputatja, qe sipas udhezimeve te Studios Qinematografike Shqup, vuri ne jete trukun e trashe te Shtriganit te Viçidolit. Si fallsificator te skadua, pa pike yndyret njerzore, u mbyllen diku larg syrit te kureshtareve per te riprodhuar te plote prroin psiqik, duke fshehur dhjerjen nderkombetare qe ja perplasi surratit Presidentja. Aaaa, problem i madh! Rrofte mutrolozi! Ja ba ftyra si gjiriz!
Tashme ja ka marre doren, e ka si pune buke e djathit. Ja ka fillu qysh heret Shtrigani ketij zanati. Per te mos shkuar aq larg, aq sa te rrezikoj te behem i merzitshem me historin e tij te gjate , si njeriu Antishtet, si njeriu Antiligj, po ja nis nga ato meselet me te spikatura, qe te pakte me jane fiksuar mua.
Pershembell, ajo gjetja e daljes nje vite rreshte maj ballkonit ishte nje kryeveper e rangut botnor. S’kishte nevoje me dale Myftija i Tiranes pernat me kendu namazin ne haksham, se delte Shtrigani i Shqupit, e shpazte mutrolozin deri ne mallkimin e fundit. Dhe çudia me e madhe ishte ajo e atyre rreth 20 vetave, qe grumelloheshin e brohorisnin çdo nate breshrit e mutrilimit te famshem. Sigurisht, kushdo qe ka ndekur sado pak ato skena, do te kene ndjere keqardhje per ata qyqare, jo aq per te ftohtit e darkes, por per nevojen urgjente qe kane ata frymor, per psikjater. Amen!
Po kur rren e kaçarren gjithe diten neper ato konferencat e perditshme te shtypit, ça mund ti thunet ketij allasoj krijeset? Vallahi ktu m’ke xane ngusht! E veshtir me mbyll me dy fjale, sepse Baba i Rrenes ça thote ne mjes, se thote ne mramje; ça broçkullis te nesermen e pergenjeshtron te masnesermen; ça ka prrallis para nje javet e harron krejt e keshtu me radhe deri sa rrenat i bahen mullare, e si mbetet gje tjete, veçse te fuse doren brenda mullarit dhe te kape ç’te kapi, dhe ta ja nise edhe nje here nga e para, maratones se mashtrimit.
Lere pastaj ato daljet ne shesh per te qare hallet e popullit, ato ta kpusin shpirtin. Shume mire qe i karnavalizojne ato personazhet e qeveris, po per te qene te vertet, duhej te vinin ne balle te asaj tablloje karvaneleske, karnevalin e Qoflargut. Ai e meriton 100% ate pozicion! Ja ka firmos edhe SHBA-ja!
Kur njeriu sheh gjithe keto tmerre vesesh te koncentruara ne nje krijes te vetme, normalisht i ben pyetje vetes: Si ka mundesi qe ketij soj mostret te mos ja ndij hiç, per te gjithe ato mutrosje qe konservon, ngado qe i shkel kemba? Si eshte e mundur qe nje krijese, qe supozohet te pakten, qe ka si element ne perberjen e tij, gjakun, te rreje e te shpif derrçe dhe te mos skuqet, as zverdhet, ndonse çdo krijese tjeter me ndjesi minimale njerzore, ne keto raste, do ti dukej vrima e miut, sallon bukurie? Per nder, mi dhane pergjigje kesaj pyetje edhe per psikologet eshte ekuacion teper i veshtire, e jo me per mua, por nje mendim ashtu popullorshe e kam: Ne deje i qarkullnon, vnere!
Tani, per te gjithe ata qe bejne sikur i kane harruar, apo per ata qe si kujtojne vertet thagmat e Shtriganit, po perpiqem te perqendrohem vetem ne ato fakte, qe kane ngjare keto ditet e fundit, ne menyte qe askush te mos thote, s’me kujtohet, perveç alzhaimeristave t’marum. Ata po. Ata jane t’amnistum!
Per me kene mrend, po ja nis prej pak diteve me pare. Doli Shtrigani i Viçidolit para publikut nderkombtare dhe u betua, s’ka bashkpunim me Ramaduron per reformen territoriale. Dhe per mos ti lene askujt dyshimin me te vockel e riperseriti ate per disa dite me radhe, ne menyre qe t’ja nguliste mire ne koke kujdo, qe ai s’do ti ngjitej Rames kuuurr, per te bere se
bashku Reformen. Por ja qe pa prit e pakujtuar, mbas 24 oresh qe ishte sterbetur, se nuk do te bashkpunonte me Ramaduro, i futi nje lepirje vençe dhe e beri xham, gjithçka qe kishte deklaruar me histeri nje dite me pare. Oooo, nane zeez!
Po s’mbaroj me kaq. Pritni, pritni, kur te deklaroj botnisht, se s’do ulet ne tryeze me Ramaduro, per te hartuar se bashku Reformen Zgjedhore. Jo mor burre, s’ashte e mujtun! At’here i bie te vizatoje identik kuadrin e plote te Lul Braves, te cilin e pat mallkuar nga te kater drejtimet e horizontit, si tradhtari me i ndyre i rruzullit, pikerish, identik, per te njejtat veprime. Çaaa, aaasht, kyyyy, sooooj, niiii,riiit, breeee!!???



