Dalja e videos së re me personazh kryesore Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë gazetari Ylli Rakipi, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, avokati i Jetmir Olldashit, Clirim Gjata dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia. Gazetari Artan Hoxha publikoi dy foto të “Babales” dhe kunatit të tij me një eksponent pranë PD, Sali Lushajn, babai i reperit Stresi, ish-truprojë i Sali Berishës. Gjithashtu, emri i Sali Lushajt ka dalë edhe në përgjimet e Prokurorisë. Në një bisedë telefonike, një i njohur i thotë Alizotit, sipas përgjimit në datën 5 qershor 2018, që të shkojë dhe të flejë te shtëpia e Saliut (Sali Lushës). Ky është edhe momenti i takimit të tyre në pikë bastesh sportive.
Babalja në kafe me Sali Lushajn
Fredi Alizoti, kunati i Babales në lokal me Sali Lushajn
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji.
Ndërkohë, Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në “Repolitix”, sesi u njoh me audiopërgjimin e Albert Veliut, “Babales”, ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se trafikonte kanabis drejt talisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.
Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej.
Z.Rakipi, ishit në dijeni të lidhjeve të gazetarit Jetmir Olldashi me PD?
Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare.
Nëse do kishit një dosje ku të implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm do ta transmetonit?
Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte.