Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagon me ironi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e sotme të “Foltores”, duke bërë një krahasim me organizimet familjare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkroi se aktivitetet e opozitës i kujtojnë më shumë përkujtimore sesa tubime politike, duke shtuar se ato nuk shtyhen pasi marrin pjesë vetëm “njerëzit e shtëpisë”.
“Ishin më mirë me ato fejesat, apo ziafetet siç i thonë, se na vinin dhe krushqit e bënin sikur ishin shumë. Po këto përkujtimoret nuk shtyhen fare, se nuk vijnë as krushq, vetëm njerëzit e shtëpisë”, u shpreh ai me tone ironike.
Reagimi i Ballës edhe një herë vë theksin te fakti se tubimet e opozitës nuk kanë mbështetje të gjerë qytetare.






