Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme që kanë përfshirë Tiranën mbrëmjen e djeshme.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rremujen, program vandalizmin dhe ekip katrahuren!
Balla i bën thirrje, Lulzim Bashës të dalë mos rrijë fshehur dhe të distancohet nga dhuna.
“Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj! Sepse je ti pjese e organizimit te dhunes bashke me Moniken e me Ilirin, teksa derguat FRPD tende dhe ca nga ata te tiganit te Jales te godisnin me gure seline e Partise Socialiste!”, shkruan Balla.
Gjithashtu Balla ka publikuar edhe foto, ku duket se protestuesit kanë thyer xhamat e hyrjes së selisë së Partisë Socialiste.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rremujen, program vandalizmin dhe ekip katrahuren! Lulezim Basha ku je futur?
Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj! Sepse je ti pjese e organizimit te dhunes bashke me Moniken e me Ilirin, teksa derguat FRPD tende dhe ca nga ata te tiganit te Jales te godisnin me gure seline e Partise Socialiste!