Pas atentatit bërë shtëpisë së prindërve të gazetares investigative Klodiana Lala, kohë kur në banesë ishin edhe fëmijët e mitur të saj, ditën e djeshme, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një deklaratë për mediat, ndërsa ka sulmuar Prokurorinë, Policinë dhe kryeministrin Rama, Basha ka thënë se krahas gazetarëve janë qëlluar edhe biznesmenë.
“I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i Prokuorisë, e cila në vend të deklaratave inkuriajuese duhet të fillojë hetimet për një hetim gjithpërfshirës. Kriminal është reagimi i policisë që në fillim u mjaftua me një njoftim me iniciale. I turpshëm ishte edhe reagimi i Ramës në Twitter. Sot u qëllua familja e Klodiana Lalës, qëllohen biznesmenët, grabiten gazetarët”,- është shprehur Basha.
Pse Basha hesht për aq kohë sa detyrë e tij dhe e opozitës është denoncimi i këtyre rasteve?