Mbrëmjen e sotme banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë për të penguar zhvillimin e aksionit të shembjes së banesave dhe objekteve në këtë zonë.
Protesta vjen pas paralajmërimit të INUK se sot në mëngjes ishte afati i fundit kur banorët e Astirit duhet të lironin banesen. Mirëpo INUK pati një ndryshim planesh.
Aksioni është shtyrë për ditën e nesërme në orën 06:00 të mëngjesit. Pasi nuk gjetën dialog me qeverine për zgjidhjen e dëmshpërblimit të banesave të tyre banorët e Astirit vendosën të qëndrojne gjatë gjithë natës në gatishmëri duke pritur aksionin e INUK.