Banorët e Unazës së Re janë duke protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Ndërkohë,disa prej tyre janë shprehur tepër të revoltuar per aksionin e INUK që do të zhvillohet nesër në mëngjes.
Njëra nga banoret e pranishme në protestë tha se deklarata e kryebashkiakut Veliaj është e pavërtetë se ata po dëmshpërblehen me apartamente për pronat e tyre.
Ajo ka paralajmëruar përplasje të forta, e për këtë ka kërkuar edhe ndihmë nga ata që kanë mundësi ta parandalojnë gjakderdhjen.
“Jemi në gatishmëri, jami lajmëruar se në orët e para të mëngjesit do të mbërrijnë policia dhe fadromat. Ne nuk duam konflikt me askënd, ne po mbrojmë shtëpitë tona. Nuk e di çfarë reagimi mund të bënte një qytet europian nëse do ti bëhej kjo gjë. Jam e bindur se do të bënte më shumë nga sa po bëjmë ne, thjeshtë po mbrojmë shtëpitë tona. Kjo është një aferë korruptive, askush nuk është hetuar dhe burgosur, madje familjarët tanë janë arrestuar e dhunuar, por nuk dorëzohemi. Ka 30 vite që ndërtojmë e jo vetëm nuk na kanë penguar por na kanë inkurajuar, duke na lidhur kontratat me anë të të cilave kemi paguar gjithë faturat. Deklarata e Veliajt se kemi marrë nga 1-3 apartamente nuk është e vërtetë, është propagandë.
Ne jemi të përgatitur, kemi një vit që po ju themi mos u afroni në shtëpitë tona, nëse derdhet një pikë gjaku në Unazë të Re, kjo qeveri do të mbajë përgjegjësi. Ne kërkojmë ndihmë nga ndonjë qytetarë që ka mundësi të parandalojë këtë gjakderdhje ta bëjë tani, sepse jemi qytetar dhe në të drejtën tonë. Kemi nevojë për mbështtetje, ftoj qytetarët të na bashkohen. Larg duart nga Unaza, mos dhunoni banorët sepse paguajmë dtaksa dhe s’kemi asnjë precedent penal, mos na bëni me precedent penal. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dialog me qeverinë, por për të kjo nuk ka rëndësi”, tha banorja.