Banorët e rrugës Mustafa Motohit të terrorizuar nga tufa e ushtarëve pa asnjë moral dhe përgjegjësi qytetare, që vendosen çdo natë para një pallati në një rrugë ku banojnë mijëra banorë, duke ulëritur dhe bërtitur, për hallin e një të marri që hiqet si kryetari i opozitës pa asnjë dokument zyrtar, pa vulë dhe firmë, por me damkën e drejtësisë dhe SHBA në ballë i kanë dërguar një peticion Policisë së Shtetit.
Ata kërkojnë të merren masa se përndryshe do organizohen vetë, për të ruajtur familjet, bisneset dhe banesat e tyre, nga kju tufë e të marrëve që ulërasin çdo ditë, duke i shqetësuar dhe krijuar situata të frikshme në banesat tyre aq më tepër duke i’u trembur fëmijët.
Përvec ulërimave, poshtë pallatit qëndrojnë njerëz të dyshimët që shërbejnë si ushtarë që nuk i njeh askush
për të ruajtur banditët e familjes Berisha-Malltezi
Dihet nga te gjithe qe non grata eshte një komunist i konvertuar ne kapitalist, qeveritar i korruptuar deri ne palce dhe i pabese që ka krijuar ilegalisht një pasuri të madhe me dhëndrrin, djalin dhe vajzën, e që paguan për të perdorur dhe për të terhequr nga mbrapa nje kategori delenxhinjsh per ta mbrojtur.
Turma të udhëhequr nga Noka, Baci, Boci, Vokshi, Këllici, Balliu janë të frikshëm për njerëzit e zakonshëm në pronën e tyre, e kjo është detyre e policisë, që të vlerësoi situatën, duke e ditur se me çfarë personash të paparashikueshëm po përballemi çdo ditë. Këtu nuk është vila e Sali Berishës dhe as e Jamarbër Malltezit por banesat e qindra familjarëve të blerë me djersën e ballit.
Le të çirreen dhe ulërasin para SPAK , para shtëpisë së Edi Ramës, të Dumanit , para kryeministrisë në bulevard por jo poshtë dritareve tona.
Ndaj kërkojmë, që shteti dhe policia të veprojmë duke i larguar nga banesat tona këtë grup njerzish të rrezikshëm dhe duke i drejtuar dhe lejuar të protestojnë në vende ku protestohet, përndryshe që nga nesër do krijojmë grupe për tu vetëmbrojtur, meqë shteti paska vdekur dhe nuk paska as rend dhe polici, shkruajnë përfaqësuesit e banorëve dhe bizneseve të rrugës Mustafa Matohit. /Ekskluzive.al