Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk është përmbajtur dot para analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, ndërsa nuk e ka kursyer edhe moderatorin Ylli Rakipi.
Teksa ishte duke folur për çështjet e fundit të aktualitetit në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe vijueshmërinë brenda partisë, Basha i ka kërkuar Rakipit në tone të larta ta linte të fliste.
Pjesë nga debati:
Basha: A ka mundësi të më lesh të flas mua. Mos më ndërprit.
Rakipi: Jam në emisionin tim këtu.
Basha: Unë jam në detyrën time si kryetar i opozitës. Asnjë kriminel nuk ke në grupin tim parlamentar.
Rakipi: Të rrallë i ke, ke të drejtë.
Basha: Mos u merr me cicmice. Turp të keni. Të kanë mashtruar Rakip.