Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u nis sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane, për Ballkanin Perendimor, pas skandaleve ku u përfshinë deputetët demokratë.
Basha ka mbledhur grupin “faqja e zezë” që na turpëroi dje në sy të PE-së, në një darkë ku ka qenë i ftuar edhe Pollo, por mes tyre ka ftuar edhe kryetren e grave të PPE Doris Pack për t’iu dhënë leksione se si të sillen në Parlamentin Europian.
Doris Pack njihet prej kohësh si mikeshë e ngushtë e Pollos, që prej vitit ’99, atëherë kur demokrati themeloi partinë e tij PDR. Pack ishte një ndër personazhet ndërkombëratëre, mbëshetëse të forta të Pollos, dikur mbështetëse e PD-së zyrtare të Sali Berishës.