Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me bizneset në Durrës tha se biznesi është në luftë për mbijetesë.
“Sektori i biznesit në Shqipëri është në luftë për mbijetesë, rezultat i politikavë të dështuara të kësaj qeverie të cilat kanë goditur si biznesin e vogël ashtu dhe biznesin e madh”, u shpreh kreu i demokratëve.
Gjithashtu Basha deklaroi se administrate shtetërore më këdo parti në pushtet, është e prirur të abuzojë, por tha se duhen marrë masa për ta zvogëluar mundësinë e abuzimit.
“Shteti është një e keqe e paevitueshme, si ta kthejmë në një të mirë. Zonja përmendi piraterinë, po zbatuam ligjet nuk ka pirateri. Po zbatuam ligjet nuk ka më kalçeto të paligjshme. E para është t’i japim fund sistemit të patronazhit, e ka ndarë ekonominë në 4 pjesë dhe secili ecën pas patronit, pas padronit e thënë shkurt. Ne kemi njerëz që shikojnë të mbushin vetëm xhepat e tyre.
Pse jemi ne për taksën e sheshtë 9% sepse e para shtyn drejt formalizimit, zvogëlon mundësinë për abuzim nga administrata shtetërore. Administrata shtetërore është gjithmonë e prirur për abuzim dhe ne këtë duhet ta eliminojmë dhe kjo bëhet me ligje”, tha ai, ndërsa kërkoi falje për taksën e pronës që PD më parë e rriti në 210%.
“Ne e nisëm taksën e pronës dhe këto e rritëm edhe më keq, se ne e nisëm, është vendi për të kërkuar ndjesë për këtë se ne e nisëm. Do ta ulim taksën e pronës në 3%”, deklaroi Basha.