Kryetari i PD pas takimit me aleatet, i ka bere thirrje shqiptareve te marrin pjese ne protesten e dites se shtune, pasi siç edhe deklaroi nuk do te jete lufte, por spektakel i bashkimit te shqiptareve qe nuk pranojne bandite ne qeveri.
“Te dhenat flasin per nje pjesemarrje rekord, pjesemarrje gjigande. Ne sheshin e protestes do te vijne me qindra dhe mijera shqiptare te bindjeve te ndryshme politike ne njen proteste paqesore dhe popullore te vendosur per te cliruar qeverine dhe drejtesine nga krimi.
Neser mblidhemi paqesisht ne shesh. Une do te jem me familjen time. Nuk do te jete spektakel, por madheshtore.
Per te thene se shumica nuk e pranon qeverisjen nga krimi. Neser eshte dita e bashkimit te nje shumice ndaj pakices, e cila nuk ka rruge tjeter vec te largohet e t’i hape rruge qeverise antimafia.