Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, të Blendi Fevziut, ka folur për akuzat e revistës investigative amerikane “Mother Jones” në lidhje me financimin e 675 mijë dollarëve për lobim në SHBA.
Basha theksoi në emision se nuk e njihte kompaninë Biniatta Trade LP, por dokumenti i mëposhtem vërteton se Lulzim Basha e njihte kompaninë Biniatta që ka paguar 150 mijë dollarë për llogari të PD-së.
Më poshtë po ju sjellim dokumentet e plota pjesë e kontratës të Lulzim Bashës, me kompaninë amerikane.
Basha tha në Opinion tha se nuk e njihte kompaninë Biniatta, por dokumentet e paraqitura tregojnë qartësisht se Basha e njihe Biniatta-n dhe po mashtron publikisht.
I pari tregon firmën dhe kontratën e Lulzim Bashës nëpërmjet Muzin Capitol Partner’s.
Dokumenti i dytë, tregon në pikën 7 se Biniatta Trade LP do të paguante për PD-në.
Biniatta ka kryer pagesën prej 150 mijë dollarë. Kjo duket qartë në pikën 7, pra Bashan ë kontratën e firmosur nëpërmjet Biniattës do të kryente pagesën.
Dokumenti i tretë tregon marrëveshjen e partisë Demokratike me Muzin Capitol Partner’s.