• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Basha “hap thesin” e premtimeve: Kur PD të vijë në pushtet do iu ofrojmë 200 mijë lekë kompanive për çdo punonjës që rikthen në punë, do rimbursojmë ilaçet dhe rrisim rrogat

December 4, 2020
in Aktualitet, Debat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte dje në një fasoneri në Lezhë. Gjatë bisedës me administratoren e biznesit, Basha u njoh me situatën e këtij biznesi, që ka reduktuar numrin e punonjësve, pasi e ka të pamundur të paguajë pagat e tyre.

Gjatë fjalës së tij, kryetari Basha theksoi se qeveria e ardhshme do të jetë në krah të qytetarëve dhe sipërmarrjes. “Ju jeni shembull! Ju jeni shembull që qeveria e ardhshme do ta inkurajojë, që të tregojë dhe për emigrantët e tjerë, që duan të investojnë të ardhmen e tyre, ëndrrat e tyre, kapitalin e tyre, që në Shqipëri mund t’ia dalin, jo që në Shqipëri nuk i dilet, se përndryshe vendi s’ka të ardhme. S’mund të vazhdohet kështu.

Janë 7 vite që vazhdohet kjo mënyrë. Tani ka ardhur momenti t’i themi boll dhe të hapim një rrugë të re, të fillojmë ndryshimin. Është në dorën tonë. Shumica absolute e shqiptarëve e duan këtë ndryshim. Është në dorën tonë ta bëjmë të mundur. Jam i sigurt, në qoftë se ne nuk krijojmë disa kushte bazë, ju s’keni asnjë arsye të largoheni”, deklaroi ai. Ndërkohë, Basha iu rikthye edhe njëherë planit të propozuar prej tij, që synonte të ndihmonte biznesin dhe qytetarët. “Ky është plani ynë.

T’i japim çdo sipërmarrësi 200 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës që rikthen në punë. Për shembull në qoftë se ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën apo më shumë të marrësh 200 mijë lekë të vjetra për këdo nga ata që do rikthesh në punë për 6 muaj. Pra, kjo është ndihma e parë.

Ndihma e dytë që mund t’ju japim është akses në kredi me garanci nga shteti, me një interes jo më të lartë se 2%, ku bie fjala për shpenzime operative apo investime kapitale. Në qoftë se ju duhet për të marrë borxh, për të marrë rrogat e punonjësve, 0%”, u shpreh ai. Më herët në mëngjes, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria është vendi që investon më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor.

Basha shkruan në rrjetet sociale se mjekët paguhen shumë pak e se nëse PD do ishte në pushtet do paguheshin shumë më shumë madje do të rimbursoheshin dhe ilaçet. “Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund t’i paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe t’i bëjmë të përballueshme për të gjithë.

Të gjitha këto mund të bëhen. Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”, nënvizoi Basha.

Next Post

Stuhia e borës dhe akullit në Ballkanin veriperëndimor dhe pjesë të Evropës Qendrore: Ja çfarë do të ndodhë me motin në Shqipëri javën tjetër!

Politika shqiptare në zi/ COVID-19 i mori jetën parakohe ish-deputetit të PS, Namik Dokle rrëqeth me mesazhin e tij: Sa e trishtë, e pabesueshme! Ç’bëhet kështu?

Nëna ime iku dje... mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved