Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sërish përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë si bashkëpërgjegjës për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, Basha akuzon qeverinë për pastrimin e parave të pista, ndërsa bën përgjegjës edhe përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë për heshtje.
“Mos e humbisni këtë shpjegim të qartë se si kryeministri dhe Narco Mafia shqiptare përdorin shtetin e kapur për të pastruar paratë e drogës dhe korrupsionit, ndërsa fatkeqësisht, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Tiranë, bashkëpërgjegjës për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Basha.