Balla sqaroi edhe darkën ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe disa deputetë gjermanë, që në Shqipëri u përfol nga opozita se ishte një darkë e braktisur nga pala gjermane. Balla e përgënjeshtroi plotësisht këtë.
Merrnin pjesë ish-ministra dhe funksionarë të tjerë të zyrave shumë të rëndësishme. Në një darkë me 25 të ftuar merrnin pjesë 23, mungonin vetëm 2, dhe ju kujtoj se ishte një natë kur luante Bajerni i Mynihut.
Për darkën në Gjermani
“Nga Ka katër parti në opozitë në Gjermani, tre nga këto mbështesin Shqipërinë” – tha Balla. Balla ‘kërcënon’ Bashën: 230 mln € në Durrës-Kukës dhe ’21 janari’, s’janë mbyllur
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe kryetarit të PD për Saimir Tahirin, Balla tha se sfidon Lulzim Bashën të kërkojë rihapjen e hetimeve për abuzimin 230 mln euro në rrugën Durrës-Kukës dhe vrasjet e 21 janarit kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Balla sqaroi se hetimi për “Rrugën e Kombit” u mbyll për shkak të afateve, pasi Basha nuk u paraqit në gjykatë. Sipas tij, nuk ka asnjë vendim gjykate që të ketë vulosur abuzimin financiar në rrugën Durrës-Kukës që mban firmën e kryetarit të PD, atëherë ish-ministër i Transporteve.
E sfidoj Lulzim Bashën, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash, nga vrasjet e 21 janarit, 230 mln euro abuzime në Durrës-Kukës, t’i kërkojë prokurorisë të hetojë këto çështje. Për dosjen e Bashës nuk ka vendim Gjykate, por për afatet. Prandaj, le t’i bëjë një kërkesë prokurorisë për Durrës-Kukës ku t’i thotë: “Nuk jam gjykuar për 230 mln, por ka një vendim gjykate për raportet mjekësore ku nuk jam paraqitur në gjykatë se isha sëmurë, isha jashtë shtetit, shpreh gatishmërinë time të rihapet kjo dosje”. Po kështu edhe për 21 janarin. Nëse u dhemb shpirti për këtë popull apo duan drejtësinë në këtë vend.
Balla: Dorëheqjen e Tahirit nuk e kërkoi Gjermania, vendim personal i tij
Vendimi i Tahirit, ka qenë tërësisht personal. Duhet vlerësuar si një standard në këto 27 vite demokraci në Shqipëri. Kuvendi i lejoi Prokurorinë t’i kontrollonte shtëpinë. Saimir Tahiri sot jo vetëm është pa imunitet, por prej nesër institucioni i KQZ mund të bëjë zëvendësimin e tij. Tahiri sot është një qytetar i barabartë me ju z.Babaramo. Nëse do kishte qenë imuniteti i Tahirit pengesë, ja ku janë prokurorët, le ta thonë. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë në hetim, e kanë prokurorët e çështjes në dorë.
Balla këmbënguli gjithashtu se Prokuroria nuk ka prova kundër Saimir Tahirit, ndërsa kërkesa për arrestimin, sipas tij, ishte absurde.
“Të kërkosh arrest për Saimir Tahirin me ato prova që ka sjellë Prokuroria, është e paimagjinueshme“.