Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar menjëherë pas marrjes si të pandehur të kreut të opozitës, Lulzim Basha për falsifikim të dokumentave me lobimin rus në Partinë Demokratike.
E ftuar në një emision televiziv ajo tha se i kërkon Bashës të përballet në gjyq për të provuar pafajësinë e tij.
“Por duhet të provojë pafajësinë e tij. Është hipokrizi të flasësh publikisht për njerëz të tjerë që nuk kanë as çështje në prokurori, kur vetë je strehuar nga hetimet dhe çështjet konkrete penale. Prokuroria e ka shpallur të pandehur duhet të shkojë në gjykatë. Për ne të gjithë njerëzit që nuk janë provuar të fajshëm janë të pafajshëm. Ka një problem moral. Duhet të përgjigjet”, tha Spiropali.