Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se PD-ja dhe aleatët janë fitues të zgjedhjeve kurdo që të bëhen.
Për sigurinë me të cilën flet, lideri demokrat thotë se bazohet te sondazhet.
Nga Fushë Arrëzi, Basha deklaroi se 30 qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët sipas tij krah opozitës kundër bandës së Rilindjes në pushtet.
“Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit. Janë 85 përqind e shqiptarëve” deklaroi ai.
“Ne do t’i prijmë transformimit ekonomik dhe politik të vendit” shprehu vendosmërinë e tij dhe të opozitës së bashkuar, kryeopozitari Basha, ish-ministri i Durrës-Kukës dhe 21 janarit.
Një nga komentuesit, duke ironizuar fjalët e Bashës për një opozitë e cila ose humb ose nuk përballet me zgjedhjet, shkruan në Dita online se Bashën nuk e besojnë as ata që ka afër.
“Gruaja në krah e dëgjon dhe mezi mban të qeshurën” – thotë ai