Pas pushimeve të gjata në Holandë, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha duket se është kthyer në vend dhe ka “përveshur” mëngët, për të filluar “luftën” me Ramën.
Pas kthimit nga Hollanda, Basha duket se ka shkuar në Vala Mar, në Gjirin e Lalzit dhe nën praninë e gruas dhe kunatit po bën gati grupin e ri drejtues për “luftën” e shtatorit.
Një ditë më parë, besniku i Lulzim Bashës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi njoftoi se të hënën, do të mblidhet Këshilli Kombëtar.
Sikurse thuhet në njoftim, Basha mesa duket do ta fillojë “betejen” e shtatorit, duke zgjedhur pasuesin e Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar, Kryesinë e re, Sekretariatin, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.
Njoftimi: “Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:
1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.”-thuhet në njoftim.
Ajo që vihet re, është fakti se në njoftim nuk përfshihet edhe zgjedhja e nënkryetarëve të PD-së.
Pra, që do të thotë se ose nuk do ti zgjedhë, ose do e bëjë me miratim me ngritje dore të emrave që do propozojë, pra formalisht.
Në fakt statuti i PD e thotë qartë, dhe siç po zgjidhen të gjitha funksionet, ashtu duhen zgjedhur edhe nënkryetarët.
Dhe po bëri këtë, thjeshtë aprovim me ngritje dorë, është shkelje e statutit të PD, i cili thotë se duhet votim i fshehtë dhe me kandidat alternativ.
Neni 44 pika, pika 6 e Statuti të PD thotë se “Këshilli Kombëtar, ushtron këto përgjegjësi apo të drejta:
a) vendos, me votim të fshehtë, për emërimin dhe shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm; Nënkryetarëve të Partisë; Anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë së PDSH-së; Sekretarëve funksionalë; Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, si dhe Kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Financiar të Partisë.”
Por, sekretari i Bashës nuk e ka vënë fare në rendin e ditës, zgjedhjen e nënkryetarëve.
Dy herët e fundit Basha zgjedhjet e nënkryetarëve i ka bërë me votëbesim të hapur, në shkelje të statutit.
Por, nga ana tjetër është pikë e statutit te kompetencat e Këshillit Kombëtar, zgjedhja e nënkryetarëve të Partisë, me votim të fshehtë./cna
/m.j