• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Basha në 21 Janar shkon te Bamir Topi: Në emër të Berishës, kërkoi tërheqjen e urdhërarresteve për Gardën! Berisha e mohon

December 10, 2025
in Dosja X

Ish-kryeministri Sali Berisha, muajin e kaluar, dhe ish-presidenti Bamir Topi ditën e sotme, kanë kaluar tashmë të 2 derën e SPAK, ku janë marrë në pyetje lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit.

Por, deklaratat e tyre pas daljes nga SPAK ishin të ndryshme, ku Berisha tha se nuk është ballafaquar me dëshmi të tjera dhe se i është kërkuar shpjegim vetëm për një pretendim të Topit, sipas të cilit Lulzim Basha e ka takuar presidentin më 22 janar për të ndikuar tek Ina Rama.

Berisha e ka mohuar që ta ketë çuar Bashën tek Bamir Topi për të negociuar që mos të zbatoheshin urdhërarrestet. Ndërkohë, Topi i thirrur si person që ka dijeni, refuzoi të japë detaje për thirrjen në SPAK duke thënë se çështja është në hetim.

Emisioni ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, zbardhi sot disa pjesë nga libri i ish-presidentit Bamir Topi Nocturn. Pjesë të librit të ish-presidentit zbulojnë detaje të reja mbi ngjarjet e 21 janarit, ku sipas rrëfimit të Topit, më 23 janar 2011, Lulzim Basha atëherë ministër i Brendshëm e ka vizituar në banesë herët në mëngjes, i shqetësuar nga ngjarja.

Topi shkruan se Basha i ka kërkuar ndërhyrje te Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, për të “tërhequr” urdhërndalimet ndaj zinxhirit komandues të Gardës.

LIBRI NOCTURN: BASHA NË SHTËPINË E BAMIR TOPIT NE 23 JANAR 2011, Bamir Topi: “Të nesërmen, më datë 23 janar, ditë e diel, herët në mëngjes mora një telefonatë nga Lulzim Basha, ministër i Brendshëm dhe pas përshëndetjes së rastit kërkoi të më takojë. Rreth orës nëntë të atij mëngjesi e prita Lulin në zyrë të improvizuar në banesën time. Ishte i shqetësuar, nuk e fshinte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve.

-Mirëmëngjesi, mirë se erdhe! -hapa bisedën.

-Mirëmëngjesi! Ndoshta herët se është dhe e diel! -më tha.

-Jo, i thash. Jam pothuajse pa gjumë gjithë natën duke ndjekur ç’po ndodh. Meqenëse jemi këtu, ç’po ndodh në këndvështrimin tënd në marrëdhëniet me prokurorinë? – vazhdova bisedën. Pas një hezitimi të shkurtër më thotë: “Në fakt për këtë çështje erdha të bisedoj! Ne jemi të shqetësuar për urdhërndalimet e zinxhirit komandues të Gardës”! -Erdha të them edhe në emër të kryeminis- trit të ndërhyni të Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë! – tha Luli duke mbyllur kërkesën e tij”.

LIBRI NOCTURN: BASHA NË SHTËPINË E BAMIR TOPIT NE 23 JANAR 2011

Bamir Topi: Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demostruesit, policët, gardistët e kushdo qofte pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. I kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe garda apo policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin. Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim me njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme. Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikoj se do të shkojë jo mirë”, shkruan Topi.

Next Post

PD i dha 34 vota por... Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, lojë e Ramës për të zgjedhur Endri Shabanin

Puç kundër PS, Belua dhe Bela organizatorët e protestave kundër Ramës dhe Veliajt, zbardhen mesazhet që…

David J. Kostelancik: "Non grata”-t në Ballkan nuk janë thjesht një ndërhyrje në rajon, ato mbrojnë interesat ekonomike dhe strategjike amerikane

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved