Lulzim Basha thotë se drejtësia është në dorë të k.rimit dhe se vetëm ai mund ta shpëtojë vendin nga katastrofa. Teksa ka reaguar sërish pas vendimit të gjykatës së Durrësit, që i dha mandatin kandidates fituese socialiste Valbona Sako, ai tha se drejtësia po kontrollon edhe pushtetin lokal.
Sipas Bashës, me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në p.ranga, nuk do ketë kurrë k.riminelë në b.urg. Ndër të tjera ai thotë:
“Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe k.rimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit.
Bashkëpunëtori i bandës k.riminale të Avdylajve, liruesi nga b.urgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të k.rimit në Durrës, duhet të ishte në b.urg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në b.urg.
Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e k.rimit dhe të organizatës k.riminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe k.rimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia k.riminale.
Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në p.ranga, nuk do ketë kurrë k.riminelë në b.urg. Me këtë drejtësi, p.rangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe k.rimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë.
Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit”, shkruan Basha.