Kryedemokrati Lulzim Basha sulmon sërish kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se është pjesë e një afere me një grup të rrezikshëm të trafikut të d.rogës.
Afera, sipas Bashës, është ndërtimi i 6 kullave te trualli i Teatrit Kombëtar. Ai gjithashtu akuzon Ramën se është “ortak me Dakon” ndaj edhe “nuk i nxë goja asnjë fjalë për të”.
Reagimi i Bashës:
Hajduti psiqik vazhdon të fshihet pas 6 kullave 200 milionë euro dhe nuk i zë goja asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako.
Kush mendon se ata janë dy e jo një e meriton talljen dhe përdhosjen si kjo që ju bën aktorëve teatërprishës!
Tallja dhe përdhosja e tyre ka vetëm një qëllim: të fshehë aferën e hajdutit psiqik, 6 kulla 200 milion euro me një nga grupet më të rrezikshme shqiptaro-kolumbiano-spanjolle të d.rogës!