Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i PD Sali Berishën ka shkaktuar debate brenda kësaj force.
Basha ka marrë përgjegjësinë për këtë vendim duke thënë se “ky është vendimi i jetës time, e marr vetë këtë përgjegjësi, s’ka punë askush tjetër, e bëj sepse dua të ruaj Partinë Demokratike.
Nuk mund ta fus në votim sepse nuk dua që PD të çahet”.
6 deputetë demokratë e cilësuan vendimin e Bashës të gabuar.
Kundër vendimit për përjashtimin e Berishës ishin Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luciano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.
Vetë Berisha ripërsëriti se ky vendim ishte “nul and void, inekzistent. Nuk ka asnjë kompetencë kryetari të marrë një vendim të tillë”.