Gazetari Artan Hoxha ka komentuar thirrjen në Prokurori të kreut të PD-së, Lulzim Bashës.
Duke bërë ironi me kreun demokrat, Hoxha thotë se drejtësia duhet të presë dhe tre mandate të tjera për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.
“Te birit te Xhelalit dhe Remzies i vajti mandata te dera,…. mire, shume mire… O burra tani dhe nja tre mandata te tjera, per te birin e Rames dhe Sheqeres nga Vicidoli, per te birin e Rexhepit dhe Fiqiretes nga Cepani, dhe se mos harroni edhe nje per te birin e Kristaqit dhe Anetes… dhe keshtu te shpetojme nje here e mire nga kjo histori se na plaset buzen”, shkruan në rrjetin social Artan Hoxha.
Theksojmë se Prokuroria e Tiranës ka thirrur kreun e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar më datë 17 qershor në prokurori, lidhur me çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse.
Basha nuk i ka pranuar akuzat duke i cilësuar si të montuara nga kryeministri Edi Rama.