Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i pranishëm në spitalin e Traumës për të vizituar banorët e lënduar ditën e sotme nga ndërhyrja e policisë në zonën e Astirit.
Në fund të vizitës Basha dha dhe një prononcim për mediat, nga ku u pyet nga gazetarët nëse do të zbresë sot në terren tek banorët e Astirit.
“Opozita ka qenë dhe është në krah të qyetarëve të Astirit.
Jemi të krah të tyre, njësoj si ata, pa asnjë mandat. Opozita është njish me qytetarët për të mbrojtur këdo që është e mundur.”- u shpreh Basha duke iu shmangur përgjigjes.
Më herët Basha u shpreh se me ardhjen e PD-së në pushtet të gjithë qytetarët do të marrin dëmshpërblimin me vlerën e tregut, ndërsa kreu i opozitës kërkoi më tej që të shmanget çdo skenë gjakderdhje.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
Gjendja e të plagosurve vijon që të mbetet e rëndë, kam parë të moshuar që janë qëlluar me shkopinj dhe grushta, gra të alivanosura nga përdorimi i gazit kriminal. Ka një numër shumë të madh qytetarësh që nuk janë paraqitur fare në spital, edhe pse kane qene te lenduar.
Kjo është një goditje e planifikuar nga Edi Rama, që kishte vetëm një qëllim, të çonte qytetarët drejt gjakosjes me forcat e rendit, për të kryer vjedhjet e planifikuara në këtë projekt. Duke filluar nga Edi Rama, ata do të përgjigjen për këtë dhunë barbare në drejtim të qytetarëve.
Së dyti u bëj thirrje qytetarëve dhe çdo punonjësi të ndershëm të policisë, që të mos bjenë pre e skenarit për të hequr vëmendjen nga akti korruptiv, dhe për ta çuar te gjakderdhja. Së treti ne kemi një zotim me shkrim, që çdo cm katror i pronave të tyre do të kompesohen që ditën e parë që PD do të vijë në pushtet.