Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbyllje të fjalimit të tij përpara protestuesve tek Kryeministria bëri thirrje të marshonin të gjithë të bashkuar tek godina e Parlamentit.
Mirëpo ndryshe nga marshimi që Basha bëri nga selia e PD-së në protestë që ishte krah bashkëshortes dhe fëmijëve të tij në marshimin drejt Parlamentit, Basha ka “tradhëtuar” bashkëshorten e tij më sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.
Basha ka marshuar krah Gaz Bardhit drejt Parlamentit.
Mbase ky është një skenar i tij për të mbrojtur bashkëshorten dhe fëmijët e tij pasi gjithmonë në protestat e mëparshme protesta tek Parlamenti është shoqëruar me fragmente dhune dhe me gaz lotsjellës.