Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e ka nisur mëngjesin e sotëm me një parashikim. Spahiu shkruan se nuk duhet të gënjeheni se mund të ketë një qeveri koalicioni PD-PS dhe për këtë sipas tij ka 2 arsye madhore.
“Sot mos u gënjeni nga titujt e gazetave:
1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:
– PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.
– Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.
2 – Zgjedhje lokale për bashkitë nuk do ketë para vitit 2023. Kjo ndodh për shkak se nuk pranon PD dhe jo PS. Nëse do bëheshin zgjedhje lokale në këto momente Partia Demokratike është e shpartalluar nga humbja dhe fiton vetëm Bashkinë e Tropojës.”, shkruan Spahiu.