Lulzim Basha kërkon me ngulm që në Shkodër të shpallet gjendja e emergjencës pas përmbytjeve. Vetë ai ka qënë pranë banorëve në Vaun e Dejës, madje është përlotur nga “dhimbja” teksa ka dëgjuar hallet e tyre
Ai vizitoi edhe disa zona të përmbytura në qytetin e Shkodrës, ku në vend që të dëgjonte, bisedonte, shprehte mendime dhe ide për rrugëdalje, zgjodhi që të marrë rolin e regjisorit.
Rast në kufij të qesharakes për një liderit të opozitës që bënë edhe regjizorin, aktorin dhe skenaristin e dhimbjes, që ato vetë i’u a kanë shkaktuar me vite qytetarëve.
Në një video të postuar vetë nga Partia Demokratike, kryedemokrati shfaqet si një kameraman që përpiqet të fusë në objektivin e tij të gjithë të pranishmit që këto ditë po kalojnë momente të vështira.