Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ku u pyet lidhur me akuzat e adresuara ndaj kreut të grupit parlamentar Taulant Balla mbi çështjen “Toyota Yaris”.
Ai ka mberritur në organin e akuzës në orën 11.30 dhe pas daljes, Basha bëri një komunikim për mediat, që fliste sërisht përçart.
Deklarata e Bashës në parlament që e çoi para prokurorisë:
“Zgërdhihuni! Ai që zgërdhihet aty ishte edhe para tre ditësh në Gjermani.
Të kanë zbuluar “Toyota Yaris” o zgërdhitës me 1,5 milionë euro të drogës brenda, vazhdo qesh zgërdhitës.
Shkonte në Gjermani ju thoshte ne s’kemi probleme, s’kemi drogë, korrupsioni po luftohet”,- tha ai.