Zbardhet lisat e emrave që do të vendosin se kush do të jenë kandidatët për deputetët të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021. Në datën 25 qershor të këtij viti kryedemokrati Lulzim Basha nxori një udhëzimi përmes të cilit do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë në 12 qarqe, por edhe ata për kryetarë të pushtetit lokal në 61 bashki të vendit.
Udhëzimi përcakton katër faza përzgjedhjesh, dy herë nga baza, një nga Komisioni i Vlerësimit dhe e fundit votimi në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar. Përkrahja që ka marrë secili kandidat në bazë do të përcaktojë dhe numrin në listën rendore me të cilën PD do paraqitet në zgjedhjet e përgjithshme, duke hapur “de facto” edhe fushatën elektorale.
Ndërkohë gazeta ka mësuar emrat e 28 anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike që kanë në dorë kandidatët për deputetë, ku pjesën më të madhe e dominojnë njerëz besnikë dhe pranë Bashës. Më konkretisht janë rreth 20 emra nga 28 që ka Kryesia e PD, që janë më pranë liderit demokrat dhe që pritet të vendosin se kush do të jenë pjesë e garës elektorale në zgjedhjet e ardhshme.
Ja 28 anëtarët e PD që kanë në dorë kandidatët
Po kush janë 28 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike që kanë në dorë kandidatët për deputetë? Kështu mes emrave që do të vendosin në fazën e fundit për t’ju dhënë dritën jeshile kandidatëve për deputetë që do të garojnë nën siglën e PD në zgjedhjet parlamentare janë nënkryetari demokrat, Edi Paloka; Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi; ish-zëvendësministër dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo; sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso; sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarolli; drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Alfred Rushaj, ish-deputetët Dhurata Çupi, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Fatbardh Kadilli, Grida Duma, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, etj.
Pra pavarësisht mënyrës dhe fazave që do të kalojnë kandidatët për deputetë një gjë është e sigurtë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet ta çojë përpara procesin e nisur qysh në vitin 2017 të spastrimit të partisë nga njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha sposton njerëzit e Berishës
Dhe për të treguar se kjo gjë tanimë është realitet, e tregon qartë Kryesia e PD, ku nga 28 anëtarë që ka gjithsej vetëm 6 prej tyre mund të konsiderohen si besnik të ish-kryeministrit Sali Berishës. Bëhet fjalë për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho; sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi, drejtuesi Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi dhe ish-deputetët Flamur Noka e Florjon Mima.
Pra, duket qartë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po sposton njerëzit e Berishës, sikundër është fakti që në të gjithë strukturat e partisë ai ka vendosur njerëzit e tij besnik, siç është edhe rasti me Kryesinë e PD, e cila ka në dorë dhe fatin e kandidatëve për deputetë që do të garojnë nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme deputetët të Partisë Demokratike do të jenë njerëzit e Bashës dhe tek tuk mund të shikohet ndonjë që është besnik i ish-kryeministrit Berisha.
28 anëtarët e Kryesisë së PD
1. Lulzim Basha, kryetar i PD
2. Edi Paloka, nënkryetar i PD
3. Edmond Spaho, nënkryetar i PD
4. Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD
5. Dhurata Çupi, ish-deputete e PD
6. Endri Hasa, ish-deputet i PD
7. Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i PD
8. Enno Bozdo, ish-zëvendësministër dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës
9. Fatbardh Kadilli, ish-deputet i PD
10. Flamur Noka, ish-deputet i PD
11. Florjon Mima, ish-deputet i PD
12. Grida Duma, ish-deputete e PD
13. Izmira Ulqinaku, ish-deputete e PD
14. Jamarbër Malltezi, Drejtuesi Departamentit të Mjedisit në PD
15. Jorida Tabaku, ish-deputete e PD
16. Kreshnik Çollaku, ish-kryetari i Këshilltarëve Bashkiak të Tiranës
17. Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD
18. Orjola Pampuri, ish-deputete e PD
19. Tomor Alizoti, kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politik në PD
20. Çlirim Gjata, sekretar për Çështjet Ligjore në PD
21. Sahit Dollapi, sekretar Organizativ i PD
22. Ivi Kaso, sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD
23. Ervin Minarolli, sekretar për Burimet Njerëzore në PD
24. Alfred Rushaj, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
25. Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas
26. Belind Këlliçi, kreu i Forumit Rinor të PD
27. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD
28. Arben Kashahu, sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare /NGA RIGELS SELIMAN