Lulzim Basha ka sulmuar dy televizionet kryesore TV Klan dhe Top Channel. Ai shprehet se mediat e censurojnë dhe nuk publikojnë zërat opozitarë.
“Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë do të mbrojnë demokracinë me opozitën në krye.
Konfirmimi është i qartë, në 30 qershor nuk ka zgjedhje, Rama do përpiqet të kthejë zgjedhjet njëpartiake, por kjo nuk ka për të ndodhur.
Shqiptarët do të mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin. 30 Qershori është dita kur nis fundi i regjimit k.riminal të Ramës.
Aleanca e qytetarëve është në këmbë, shumica e medieve i censuron. Nëse ju lënë pronarët që marrin shukat e parave.
Janë bërë vegla qorre të Ramës, ne do ta nxjerrim TV Klan-in dhe Top Channel-in nga bataku kur të vijmë në pushtet”, tha Basha.