Kryedemokrati Lulzim Basha do të paraqitet te premten ne Prokurori si person nën hetim në procedumin penal për shpërdorim detyre-shpifje-fyerje.
Në kallëzimin e bërë nga deputeti socialist Taulant Balla për Bashën dhe ish-oficerin Nuhun, lideri i opozitës duhet të paraqitet përpara drejtësisë për të dhënë shpjegimet përkatëse lidhur me çështjen.
“TemA” mëson se në PD ka mbërritur fletethirrja për Bashën.
Kryedemokrati dhe ish-oficeri Emiljano Nuhu hodhën akuza të forta ndaj numrit dy të Partisë Socialiste të cilët thanë se ai ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës për të kërcenuar forcat e policisë për çështjen e Xhisiela Malokut.
Këto akuza u hodhën poshtë nga protagonistja kryesore e ngjarjes e cila tha se Basha dhe Nuhu po e shfrytëzonin historinë e saj për qëllime politike duke sajuar skena të paqena.