Pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket i vendosur që mos të japë dorëheqje nga drejtimi i kësaj force politike.
Të gjithë demokratëve që i kërkojnë dorëheqjen e tij, Basha iu përgjigj me një fjali: “Beteja do të vijojë deri në fitore”, tha Basha.
Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Para selisë blu janë zhvilluar protesta nga demokratë të zhgënjyer të cilët kërkojnë largimin e Bashës dhe hapjen e partisë dhe debatit politik brenda saj.
Me herët Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha, përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.