Teksa insistoi për marrëveshjen e 5 Qershorit dhe doli hapur kundër ndryshimeve kushtetuese, Presidenti Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me ofertën që ka marrë nga Rama për heqjen e koalicioneve zgjedhore.
PYETJE: Që prej fillimit të marrëveshjes e keni përshëndetur atë. Por edhe sot e theksuat se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm. Si do votohet? Basha mori një ofertë nga Rama në këmbim të heqjes së koalicioneve, a ka pasur një ofertë edhe ndaj jush?
Ilir Meta: Për pyetjen e dytë nuk dua të komentoj. Unë ndoshta edhe firmos ligje me 84 deputetë. Ju kërkoni perfeksion kushtetues, ligjor, nga presidenti që ka qenë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë të çdo ligji dhe komenti. Kërkoni të më vendosni në një situatë joperfekte duke harruar që presidenti ka qenë kundër djegies së mandateve. E vetmja gjë që mund të bëja është që të lija këtë institucion. Ka vite që provokohet ta lërë edhe këtë pozicion.