Ndonëse vuante nga ishemia celebrale, një qytetare nga Përrenjasi ende nuk kishte marrë pagesat e paaftësisë dhe përkujdesjes sociale nga shteti, por vetëm pension pleqërie.
Ndonëse bashkëshorti i saj i ishte drejtuar disa herë institucioneve shtetërore, nuk kishte marrë një përgjigje, por mjaftuan vetëm 3 minuta për një ankesë në shqipëriaqëduam.al që zonja të fitonte të drejtën e saj.
Pais bashkëshorti i saj, Andrea Karriqi, iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes, shërbimi social ndoqi rastin deri në procedurën ligjore dhe më në fund komisioni shtetëror vlerësoi zonjën si përfituese të statusit të paraplegjisë, pagesën e paaftësisë, pagesën e kujdestarisë si dhe kompensimin e energjisë elektrike.
“Isha drejtuar kudo. Faleminderit platformës që ma zgjidhi këtë hall. Tre herë e kam shtruar këtë problem në Përrenjas dhe nuk më dhanë zgjidhje. Jam i kënaqur nga ju sot”, tha bashkëshorti i saj para Kryeministrit.