Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku deklaron se përkrahja sociale për shtresat në nevojë do ë vazhdojë të rritet në muajt në vijim. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Mazniku deklaroi se kjo do të bëhet jo vetëm me buxhetin e drejtpërdrejtë të bashkisë, por edhe përmes bashkëpunimit me komunitetet e tjera publike.
“Bashkitë janë duke marrë masa për fokus të veçantë te mbështetja sociale. Duke pasur parasysh që kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit ka impakt te këto grupe shoqërore. Përkrahja sociale të paktën në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë dhe do të rritet. Do të shohim mundësinë si në muajt në vijim tí vijmë në ndihmë shtresave në nevojë përtej 6%.
Jo vetëm me buxhetin tonë të drejtpërdrejtë, por duke bashkuar forcat edhe me komunitetet publike apo fetare, që atyre familjeve në nevojë këtë situatë tí gjendemi më pranë”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Mazniku u shpreh se programi i kredive të buta do të vijojë edhe vitin që vjen duke theksuar se ka një program të përbashkët me qeverinë për këtë çështje. “Sa i përket kredive kemi program të përbashkët me qeverinë.
Qeveria ka mbështetur bashkitë kryesore me një program të posaçëm për kreditë e buta. Para pak ditëve u akorduan 486 fitues, kryesisht familje të reja sepse programi është i fokusuar te familjet e reja. Kemi një program të dytë që financohet nga buxheti i bashkisë për këtë çështje. Besojmë se është një program që do të vijojë edhe vitin tjetër edhe te mbështetja sociale nga qeverisja qendrore dhe nga bashkia, nënvizoi ai. Ndërkohë Mazniku deklaroi se buxheti për të gjitha bash