• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Bashkim Ulaj bankomat i Berishës, lidhjet korruptive, ja pse Doktori nuk flet për protestën e Rjollit, përfitoi apartamente, zyra dhe para me çanta nga oligarku

February 24, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Banorë që po përleshen prej disa ditësh për të mbrojtur pronat e tyre nga dora e oligarkut Bashkim Ulaj, gazetarët dhe analistë po shtrojnë këto ditë pyetjen se si ka mundësi që kryetari i opozitës, Sali Berisha, vijon të heshtë për çështjen e Rrjollit. Teksa nuk lë protestë pa politizuar dhe çështje ku është implikuar pushteti pa diskutuar, Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë mbyllur gojën për protestën e banorëve kundër projektit të oligarkut Bashkim Ulaj, i cili ka çuar fadromat për të ndërtuar një resort mbi prona private dhe publike.

Pyetja se pse Sali Berisha hesht kudo ku shtrihen interesat korruptive të Bashkim Ulajt (resorti në Rrjoll të Lezhës, HEC-et në Valbonë, fibrat optike, teci i Roskovecit, Thumanë-Kashar, guroret e Krujës, tenderat, koncensionet, kullat etj.), është retorike sepse evidencat tregojnë se Bashkim Ulaj ka shërbyer dhe funksionon si bankomat i Sali Berishës dhe i Familjes së tij.

Po ku konsistojnë interesat korruptive që lidhin Bashkim Ulajn me Sali Berishën?

Sali Berisha gjatë pushtetit 2005-2013, ka përdorur qeverinë e tij dhe Parlamentin, duke kaluar për shfrytëzim privat pasuri natyrore publike në duart e Bashkim Ulajt, përfituesi më i madh e parave dhe pasurive publike edhe gjatë pushtetit të Edi Ramës, me mbi 3 miliardë euro.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, Liri Berisha, e bija Argita dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi kanë ‘blerë’ apartamente tek pallati i ndërtuar nga Bashkim Ulaj tek Rruga ‘Mustafa Matohiti’, herë pa deklaruar vlerën e tyre dhe herë duke deklaruar vlera, të dyshuara si fiktive.

Jo vetëm kaq. Por, Bashkim Ulaj ka vendosur në dispozicion të Berishës një zyrë gjigante në kullën e tij pranë Stadiumit Air Albania, pa e ditur kush i paguan qira dhe sa kushton. Kemi të bëjmë me një përdorim tipik të pushtetit për pasurimin e familjes, veprimtari kjo e theksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në njoftimin e për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij.

Bashkim Ulaj rezulton në listën e biznesmenëve kryesorë që ka financuar për vite me radhë “Fondacionin Fëmijët Shqiptar” të Liri Berishë. Gjithashtu, Bashkim Ulaj, përmes kompanive të tij, është financuesi kryesor i televizionit të Familjes Berisha, Syri Tv. Me një pjesë të parave publike që i ka dhënë qeveria Rama me tendera dhe koncensione, Bashkim Ulaj financon në forma të ndryshme Familjen Berisha.

Fakte dhe rrethana

Në vitin 2001, Bashkim Ulaj, përmes vëllait të tij Ahmet Ulaj, merr një leje për ndërtimin e një pallati me 11 kate në Rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë. Leja lëshohet në favor të firmës ABAU, themeluar në vitin 1998 nga Ahmet Ulaj, vëllai i Bashkim Ulajt, bashkëpronar tek Gener 2, bashkë me Bashkim Ulajn.

Në 17 dhjetor të vitit 2007, Sali Berisha, dy vite pasi kishte ardhur në pushtet, lidh një marrëveshje me vendim Parlamenti me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt, duke i dhënë Ulajt leje minerale për shfrytëzimin e 233 hektarë pronë publike, të përbërë nga gur gëlqeror, argjila dhe ranor. Prona publike që Berisha kaloi në duart e Ulajt, ndodhet në Fushë-Krujë në zonën e Kodra e Zezë, Bacung dhe përruan e Dallxhikut.

Marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë së drejtuar në atë kohë nga Gent Ruli dhe Bashkim Ulajt, parashikonte edhe ndërtimin e një fabrike çimentoje nga Gener 2, duke parashikuar një investim rreth 210 milionë USD. Ndërkaq, në 2 shkurt 2007, Ministria e Transporteve, një tjetër degë e qeverisë Berisha, i jep licencë kompanisë së Bashkim Ulajt për ndërtim autostradash, gërmime dheu, ndërtim rrugësh, ujësjellësish, punime në sisteme elektrike, ndërtime portuale, hekurudhash, linja elektrike etj. Është një licencë që do të rinovohej, duke hapur rrugën Bashkim Ulajt të marrte me dhjetëra milionë euro para publike.

Pikërisht në vitin 2007, Sali Berisha merr një apartament dhe garazh në pallatin e Bashkim Ulajt në rrugën ‘Mustafa Matohiti’. Siç e vërteton kjo deklaratë pasurie që mban firmën e Sali Berishës, ky i fundit nuk deklaron as vlerën e blerjes dhe as sipërfaqen e apartamentit. Gjithsesi, Shqiptarja.com mëson se Sali Berisha, të paktën formalisht, i ka dhënë Bashkim Ulajt apartamentin në pallatin parafabrikat 69 m2 si dhe 2 100 000 lekë, ndërsa Ulajt i ka dhënë Berishës apartamentin në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ me sipërfaqe 125 m2 dhe një garazh. Berisha dhe Liria kishin 1/3 e apartamentit në pallatin parafabrikat.

Çfarë i do një ndërtues që ka qindra apartamentet të reja, një apartament 69 metra katrorë parafabrikat?

Ky shkëmbim interesash do të ishte vetëm fillimi i një raporti klientelist mes Sali Berishës si kryeministër dhe oligarkut Bashkim Ulaj. Në emrin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës, dhëndri dhe e bija e Berishës, rezultojnë rreth 40 pasuri të paluajtshme. Bie në sy se Argita dhe Jamarbër, si adresë banimi të tyre në kartelat e pasurisë, kanë shënuar pikërisht Rrugën ‘Mustafa Matohiti’, ndërtesa numër 7, kati i dytë, apartamenti Nr. 8. Ndërtesa është pikërisht pallati i Bashkim Ulajt.

Në ligjin e miratuar nga Kuvendi në dhjetor 2007, për t’i dhënë Bashkim Ulajt për shfrytëzim 233 hektarë pronë publike, kompania Gener 2 e Ulajt, rezulton me adresë pikërisht në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, pallati numër 7, kati i dytë, zyra 7. Pra, zyrat e kompanisë së Bashkim Ulajt dhe banesa e çiftit Jamarbër dhe Argita Berisha, ndodheshin në katin e dytë të të njëjtit pallat, aty ku banon edhe Sali Berisha. Të gjitha këto lidhje krijojnë dyshime sikur pallati është i Sali Berishës dhe Bashkim Ulajt një maskë e tij.

Po në vitin 2007, në Rrugën “Mustafa Matohiti”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, figuron se ka regjistruar në emrin e tij edhe një bodrum 21 m2, me vlerë 10 mijë USD. Në 13 janar të vitit 2010, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë regjistruar në emrin e tyre një apartament me sipërfaqe 259 m2, pikërisht Rrugën “Mustafa Matohiti”.

Në 19 shtator 2010, Argita dhe Jamarbri regjistrojnë në emrin e tyre një tjetër apartament me sipërfaqe 195 m2, në të njëjtën rrugë, “Mustafa Matohiti”. Në 18 maj të vitit 2015, Argita dhe Jamarbër Malltezi regjistrojnë në emrin e tyre një tjetër bodrum me sipërfaqe 18 m2, me vlerë 17 mijë euro, në të njëjtën rrugë në Tiranë.

Tre javë më pas, në 5 qershor të vitit 2015, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë regjistruar një tjetër apartament me sipërfaqe 128.3 m2, prape në Rrugën “Mustafa Matohiti”. Në maj të vitit 2017, Jamarbër Malltezi regjistron në emrin e tij një apartament 102 m2, pikërisht në Rrugën “Mustafa Matohiti”. Bie në sy që deklarohet vlera e bodrumeve, por jo vlera e apartamenteve. Historia e dyshimtë përfshin para dhe prona të shqiptarëve me vlerë dhjetëra milionë euro dhe ndere pafund.

Përgjimet / Balluku: Takova Bashkimin, po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kashar, do bëhet ushtar. (Si Bashkim Ulaj përfitoi 1 vit para shpalljes koncensionin 1.3 miliardë euro)

Koncensioni 1.3 miliardë euro për ndërtimin e autostratës Thumanë-Kashar është paracaktuar me pazar në tavolinë për oligarkun Bashkim Ulaj një vit para se të shpallej tenderi. Ky fakt penal konfirmohet në dosjen 16 mijë faqe të SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, e quajtur ndryshe edhe si dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku. Fakti penal i manipulimit të tenderit Thumanë-Kashar në favor të Bashkim Ulajt, i njohur si ‘bankomat’ i Familjes Berisha, del në pah nga përmbajtje e bisedave mes Belinda Ballukut dhe ish kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

Në 15 qershor 2021, në drekë, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit, ku e informon se ka takuar Bashkim Ulajn dhe se kanë biseduar për koncensionin Thumanë-Kashar, nën hetim nga SPAK si aferë e dyshuar korruptive.

Ndër të tjera, Balluku i shkruan Berberit se ‘unë po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kasharin ndaj ia do bëhet copë… Është shumë i izoluar dhe i pashpresë, ndaj mund të bëhet shumë ushtar. Agollin (Dritan Agollin) nuk e shiti kurrë dhe e bëri mbret‘.

Berberi i shkruan Ballukut se Bashkim Ulaj nuk ka si t’a shesë Dritan Agollin pasi kanë punuar gjatë bashkë. (Kujtojmë se kreu i FSHZH Dritan Agolli ka qenë punonjës tek kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt. Agolli, pasi u bë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i ka dhënë dhjetëra milionë euro tendera Bashkim Ulajt. Në këmbim Ulaj i ka dhënë Agollit apartamente dhe zyra për bizneset e gruas dhe djalit).

Bashkim Ulaj përsëritës, afera 28 milionë me DH Albania

Në vjeshtën e vitit 2018, ish kreu i ARRSH Afrim Qendro, ish kreu i OST Klodian Gradeci dhe oligarku Bashkim Ulaj finalizuan një aferë korruptive me vlerë 28 milionë euro përmes kompanisë false dhe fantazmë DH Albania, të kamufluar në emrin e sportelistit të Bashkim Ulajt, Avdjol Dobi.

Afera korruptive nuk ishte e zakonshme, pasi ‘ustallarët shqiptarë’ kishin falsifikuar letrat sikur kompania e tyre ishte dega në Shqipëri e kompanisë amerikane Dunwell Haberman. Kokat e kësaj skeme korrupsioni dhe falsifikimi, oligarku Bashkim Ulaj, Afrim Qendro që firmosi një nga tenderat 18 milionë euro dhe Klodian Gradeci i OST, shpëtuan pasi SPAK nuk ishte ngritur ende.

Afrim Qendro vetëm sa u mor në pyetje si person që kishte dijeni, ndërsa Ulaj nuk u hetua. Historia u mbyll me dënimin me 6 muaj burg të sportelistit të Ulajt, Avdjol Dobi, i cili në fakt nuk bëri asnjë ditë. Mbyllja e kësaj dosje është një histori më vete korrupsioni, e cila mbetet një sfidë për SPAK-un.

Skema e korrupsionit / Dritan Agolli i FSHZH i dha tendera, Bashkim Ulaj i dha zyra për bizneset e gruas dhe djalit

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli dhe oligarku Bashkim Ulaj janë përfshirë në një skemë korrupsioni me paratë publike. Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Gener 2 milionë euro tendera publikë. Në këmbim, bashkëshortja dhe djali i Dritan Agollit, Rovena dhe Flladi Agolli, kanë marrë zyra dhe apartamente te kullat në digën e liqenit, të ndërtuar nga firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt. Në këtë firmë ka qenë i punësuar edhe Dritan Agolli për një kohë të gjatë, teksa “Gener 2” rezulton përfituesi më i madh i fondeve publike.

Bashkim Ulaj mbi 3 miliardë euro para e pasuri publike

Janë shifra gati të pabesueshme dhe marramendëse në raport me buxhetin vjetor të Shqipërisë, por letrat e përfitimeve dhe episodeve të korrupsionit janë zyrtare. Janë aty duke sfiduar barazinë para ligjit, interesin publik dhe drejtësinë e re, të cilës nuk i shpëton dot as ndonjë arkë peshk, kanal në Lushnje, autokombanjë, kec apo tollon nafte.

Oligarku i familjes Berisha, Bashkim Ulaj, është përfitues i parave dhe pasurive publike me vlerë mbi 3 miliardë euro, përmes tenderave dhe koncensioneve klienteliste, korruptive dhe me letra false, përmes lejeve të krimeve mjedisore për hidrocentrale në zona të mbrojtura, gurore dhe çimentoje, përmes zgrapjes së rrugëve kombëtare, kullave dhe ndërtimit të rrugëve që janë ndërtuar një herë, si aksi Milot-Thumanë etj.

Asnjë oligark dhe klient tjetër nuk i afrohet dot për përfitime Bashkim Ulajt, i cili jo rastësisht nuk lakohet kurrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, belot, bletët, mulët dhe zagarët e tyre mediatikë.

Bashkim Ulaj ka marrë me Rilindjen mbi 2 miliardë euro tendera dhe koncensione me kompaninë Gener 2. Tenderat për Baçin jepen duket ngrënë krudo dhe pirë verë të shtrenjtë 4-5 mijë shishja, ndërsa ARRSH, FSHZH dhe bashkitë e mëdha thjeshtë bëjnë letrat gati. SPAK le të hetojë një praktikat me flamur korrupsioni, ku fondi limit është sa oferta fituese, ndërsa nuk është zbatuar qoftë edhe një kontratë pa vjedhur me volumin e punimeve, devijimet nga projekti dhe cilësinë e punimeve.

Rreth 300 milionë euro tendera Bashkim Ulaj i ka marrë me kompaninë 4 A-M, të cilën e ka kaluar në emrin e Ardit Metaliajt. Kjo kompani është kapur disa herë me letra false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave, por i ka shpëtuar gjithnjë ndëshkimit.

Ndërkaq, koncesioni i rrugës Thumanë -Vorë-Kashar do t’u kushtojë shqiptarëve 1.3 miliardë euro (1.56 miliardë euro me TVSH), ku përfitues është kompania e Bashkim Ulaj, i cili hyri në treg dhe pasurua nga mënga e Sali Berishës, kur erdhi në pushtet në vitin 2005.

Qindra milionë euro ka përfituar Bashkim Ulaj nga pushteti i PD dhe PS me leje korruptive për hidrocentrale në Valbonë, HEC-e në të gjithë Veriun, gurore, lumenj etj.

Bashkim Ulaj qëndron pas disa hidrocentraleve në Zallin e Qarishtës, hidrocentralit Suha e Sipërme, hidrocentralit “Suha”, Seta etj., krahas hidrocentraleve në Valbonë, që të gjithë në kundërshtim me ligjin dhe letra false, deri tek falsifikimi i firmave të banorëve të fshatrave.

Teci i Roskovecit është një tjetër aferë e denoncuar si korrutpive me përfitues oligakun pranë Familjes Berisha, Familje e cila si për ironi ogranizon protesta kundër korrupsionit qeveritar.

Përfitimet e oligarkut të Berishës nuk mbarojnë. Kafshimi i kodrave poshtë Krujës është bërë me gojën që nuk ngopet kurrë të Bashkim Ulajt, por me lejen e pushtetit të Berishës dhe më pas të Rilidjes.

Emri i tij lidhet me kulla dhe pallate, pazare për termocentrale, çarja e rrugëve të Shqipërisë me fibrat optike, shkatërrimin e Ranës së Hedhur, me krime të tmerrshme dhe të pariparueshme mjedisore si dhe me një plan për të marrë fushat e naftës.

Next Post

Ndaloni shkatërrimin e Shkumbinit, pasojat do të jenë shumë të rënda!

Katër kompani që ndertojnë rrugën e re të Librazhdit kanë leje për të marr inerte në shtratin e lumit

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved