Real Madrid ka arritur fitoren e tretë rresht në fazën e grupeve të Champions League, duke mposhtur Juventusin me rezultatin minimal 1-0 në “Santiago Bernabéu”. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, rezultati u zhbllokua në minutën e 57-të.
Arda Guler shërbeu bukur për Vinicius Junior, i cili depërtoi fuqishëm në krahun e majtë dhe “tallet” me mbrojtjen e juventinëve. Braziliani goditi fort, por topi u përplas në shtyllë. Në vijim të aksionit, Jude Bellingham ishte në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, duke vulosur fitoren e madrilenëve.
Në Mynih, Bayern Munich shënoi një fitore bindëse 4-0 ndaj Club Brugge. Golat u realizuan nga Karl Lennart (5′), Harry Kane (14′), Luis Díaz (34′) dhe Nicolas Jackson (78′), duke konfirmuar formën e shkëlqyer të bavarezëve në këtë edicion.
Chelsea triumfoi me shifra tenistike 5-1 ndaj Ajax-it në “Stamford Bridge”. Për londinezët shënuan Marc Guiu (18′), Moisés Caicedo (26′), Enzo Fernández (45′, pen.), Estevão (45+5′, pen.) dhe Tyrique George (48′). Holandezët ngushtuan përkohësisht diferencën me Wout Weghorst nga penalltia (33′).
Ndërkohë, Liverpool u rikthye te fitorja pas katër humbjesh radhazi, duke fituar 1-5 në fushën e Eintracht Frankfurt. Gjermanët kaluan të parët në avantazh me Kristensen (26′), por “të kuqtë” përmbysën gjithçka me golat e Ekitike (35′), Van Dijk (39′), Konaté (45′), Gakpo (66′) dhe Szoboszlai (70′).
REZULTATET E PLOTA