SPAK ka një problem të madh me standardet e ndryshme që aplikon dhe mungesën e prioriteteve, tha botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, në një intervistë për Top Channel me gazetarin Milaim Zeka.
Ai kritikoi ashpër mungesën e prioriteteve në trajtimin e çështjeve më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit dhe uljen e standardeve të dënimit, duke i balancuar shpesh rastet pa një logjikë të qartë.
Baze e ilustroi këtë problem me disa raste konkrete:
• Marrja si i pandehur e ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, për heqjen nga detyra të një drejtori ujësjellësi.
• Dënimi i kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, pse ka ndertuar nje rruge me kontribute te vet banoreve, por u ka dhene nje eskvator nga Bashkia, ndërkohë që SPAK, edhe pas 14 vitesh, nuk e ka pyetur ende Sali Berishën për vrasjet e 21 Janarit.
Mero Baze për Ilir Metën dhe Sali Berishën
Baze u shpreh kundër arrestimit të Ilir Metës pa e çuar çështjen në gjykatë, duke theksuar se një lëvizje e tillë ngre dyshime për një trajtim të çështjes me motivime politike.
Sa i përket Sali Berishës, ai dyshon se mënyra se si SPAK po e fut dhe nxjerr nga arresti është një lojë për t’i dhënë atij imazhin e një triumfatori kundër drejtësisë.
Ai foli gjithashtu për denoncuesin Nesti Angoni, duke ngritur pyetje mbi ata që qëndrojnë pas tij dhe duke kërkuar më shumë transparencë mbi këtë rast.
Ndërsa u pyet për ndikimin që mund të ketë rekrutimi i strategjistit LaCivita nga Berisha në këtë fushatë, Baze tha: “Milaim, se ti i ke qejf këto batutat seksuale. Një 80-vjeçar si Berisha, sado viagra të marrë, 80-vjeçar mbetet…”
Apeli për SPAK: Prioritete dhe unifikim të standardeve
Baze theksoi se nëse SPAK nuk unifikon standardet e hetimit dhe nuk vendos prioritete, atëherë nuk do të arrijë të vendosë drejtësi në Shqipëri dhe do të bëhet objekt debatesh politike.