• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
in Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar

Nga Anri Bala

Shumë banalistë mendojnë, se e ka fajin Rama, që po na digjet “bileta” për në Europë dhe po e humbasim trenin, edhe kësaj here, sepse vagonët me të arrestuar nuk i mjaftojnë BE-së, pasi njëri prej tyre mbeti bosh… qoftë edhe përkohësisht. Përkohësisht, sepse njërit vagon, pra atij të Ballukut, Rama nuk i vuri kangjella, deri sa drejtësia të flas, ajo për të cilën Parlamenti e votoi me 140 vota pro, të detyruar nga aleatët tanë strategjik dhe po i njëjti parlament e votoi me 82 vota kundër paraburgimin e Belinda Ballukut, në respekt të të drejtës themelore të njeriut, që është prezumimi i pafajësisë, deri në një vendim të formës së prerë!

Për sqarim, për ata që se “kuptojnë”, jo se janë të paditur por e deformojnë se janë të poshtër, Balluku i ka hipur vetë vagonit, deri sa gjykata e faktit të jap një vendim të formës së prerë, për fajësi apo pafajësi. Paraburgosja e një deputeti apo ministri, nuk ka të bëj fare me fajësinë e tij… E në daltë nesër e pafajshme Balluku, sepse dy mundësi janë, “BE-ja” e opozitës shqiptare do të lëpij atë që ka pështyrë?!

Nga se ka frikë “BE-ja” e opozitës shqiptare, kur mekanizmi që ajo sponsorizon dhe mbështet, që ka luftuar korrupsionin deri dje duke na shtruar rrugën drejt Europës, sot nuk paska fuqinë për të provuar fajësinë e një subjekti të saj?! Pse po kërkojnë të imponohen me paraburgime duke shkelur mbi të drejtën e prezumimit të pafajësisë, që ata ta bëjnë gjumin rehat deri sa të flas gjykata?!

Një artikull i publikuar në media ditën e djeshme, pohonte se 9 vende anëtare janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sepse: “Polonia ka shprehur shqetësime për klimën e biznesit, Greqia dhe Bullgaria për të drejtat e pakicave dhe pronat, ndërsa Austria ka vënë në shënjestër çështje e fondeve të IPARD.”

Me fjalë të tjera, sipas opozitës dhe banalistëve, nëse do paraburgosej Balluku, BE do të bënte “një sy qorr e një vesh shurdh” për të gjitha shqetësimet e mësipërme! Madje nuk do kërkonte as mbrapsht paratë e europianëve, që sipas OLAF, janë abuzuar me dhënien e granteve të IPARD në Shqipëri, pra duke ia rritur vlerën e kapitalit të panjohur deri tani nga shqiptarët… Balluku, si një aset çudibërës. Pra, BE është e shqetësuar më shumë për “asetin politik” dhe paratë e biznesmenëve shqiptarë të humbura në tenderime, se sa për standardet reale të shtetit ligjor sikur pretendojnë se janë… e duan të na fusin ne?!

Kjo nuk është shaka, por një tallje e madhe! Të pretendosh se BE-ja shqetësohet më shumë për paratë tona se të tyret, është njësoj sikur të bësh vizitë mjekësore në spital pse ka dhimbje barku fqinji përballë!

Ndaj Balluku, si “hapi i fundit” drejt BE-së, është një tezë e “sokakut të të marrëve buzë
Lanës”, të cilët nuk lanë gjë pa thënë e bërë që ne mos ta meritojmë Europën! Pra opozita është pro anëtarësimit kur bënë retorikë lokale, por totalisht kundër dhe përdor retorikë baltosëse e me lot në sy, kur u shkel këmba nëpër kancelaritë europiane.

Në fakt Rama ka faje për gjithçka ndodh në këtë vend, por Europës si ka asnjë borxh! Madje e ka detyrim t’i jap një sqarim të gjithë “ekipit të tij fitues” ndër vite, i cili ndodhet prapa hekurave, se pse trenit me destinacion BE-në, rrugës… të gjithë vagonëve i’u instaluan hekura, përveç atij të trenistit? Kurse shqiptarëve duhet t’i përgjigjet, nëse drejtësia që kemi sot është më e mirë se ajo që lamë pas?

Nga ana tjetër, sipas variantit të opozitës shqiptare, ka një mospërputhje midis retorikës dhe kritereve të BE-së, apo standardit që aplikon për vendet e saj anëtare, sa i përket prezumimit të pafajësisë… me vendet jo anëtare që jemi ne!

1. Kujtojmë këtu arrestimin e ish-shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si pjesë e një hetimi kundër një skeme të dyshuar mashtrimi, e cila lidhet me: “…pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar të lidhur me trajnimin e financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj”. Mogherini lirohet pas mesnate, pasi u mor në pyetje dhe ju komunikua akuza për mashtrim dhe korrupsion me paratë e europianëve, me arsyetimin se nuk konsiderohej e rrezikshme për arratisje, duke vazhduar hetimet nën masat ligjore të përcaktuara nga autoritetet belge.

2. Parlamenti çek votoi kundër kërkesës së gjykatës për të çuar në hetim kryeministrin Andrej Babis, për mashtrim me subvencione të BE-së. Pra parlamenti ndaloi prokurorinë të zhvillonte një hetim për kryeministrin dhe një gjykim deri sa ai të jetë në detyrë, për një akuzë për mashtrim me fondet e BE-së. Ndryshe nga Balluku, që është nën procedim dhe nesër në gjykim, me ndryshimin e vetëm se gjyqin do e ndjek në gjendje të lirë deri sa gjykata të shprehet pro apo kundër fajësisë.

3. Rasti i shpërdorimit të fondeve të IPARD në Greqi, asnjë arrestim apo dënim i zyrtarëve të nivelit të lartë. Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë prej 400 milionë eurosh për dështimin në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm.

Për dijeni të banalistëve, kur gjykatat shqiptare dështojnë në të gjitha hallkat e tyre për të dhënë drejtësi, avokatët e të pandehurve dhe palëve të biznesit kundër Shqipërisë, u drejtohen gjykatave europiane si Gjykata e të Drejtave të Njeriut (Strasburg) apo Arbitrazhit, për vetë faktin se në Shqipëri ekziston një klimë mosbesimi sa i përket sistemit gjyqësor, procese të një anëshme apo me ndikim politik.

Tani kur flasim për standarde, nëse këto mësipër nuk janë “lajthitje” e Europës, le të na e sqarojnë, që standardi europian nuk duhet aplikuar në Shqipëri, e të mbajmë standardin dumbabist, që kemi pasur deri dje. Ky s’mund të jetë argument që kriteret të aplikohen në mënyrë të pabarabartë për vendet kandidate dhe ato anëtare.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja është se, anëtarësimi nuk varet vetëm nga përmbushja e kritereve, por edhe nga interesa gjeopolitike të vendeve anëtare. Çfarë i ofrojmë ne BE-së: treg, para, transport, standarte ushqimore, energji jeshile, ushtri dhe armatim, turistë, drejtësi të pavarur, administratë të depolitizuar?! Asnjërën nga këto!

E pse do na “dhuroj” qindra miliona euro BE-ja, kur s’kemi çfarë tu japim mbrapsht?! Arsyeja është një dhe e vetme: pozita jonë gjeostrategjike dhe stabiliteti në rajon! E ç’lidhje ka Balluku me pozitat tona gjeostrategjike? Pse po u arrestua Balluku, do lëviz harta e Shqipërisë, e po nuk u arrestua rrezikojmë t’i drejtohemi influencës ruse dhe kineze?!

Nëse sot, pas gjithë këtij rrugëtimi të Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE-së, dalin stërkëmbësha në rrugë, na lind e drejta të ngrejmë dyshime mbi sinqeritetin e procesit të zgjerimit, ku mungon vullneti real për zgjerim dhe kriteret po përdoren si justifikim për të vonuar procesin.

Për sa i përket histerisë kolektive të banalistëve, më poshtë gjeni përgjigjen e pyetjes tuaj përmes një video përkujtimore, se si PD, sa herë i jepet mundësia nxin e shfryn mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, se pse ne dhe jo ata, nuk e meritojm të jemi pjesë e Bashkimit Europian! Janë të njëjtët që këtu “na duan”, andej na shajnë!

https://ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/04/Alibeaj-Berisha-fjalime-integrimi.mp4
Next Post

A do t'a thërrasë gjyqtari Hazbi Balliu si dëshmitare Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e Republikës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved