SPAK e di dhe ka prova, që vërtetojnë se “peshkaqenët” e politikës, të cilët kanë shqyer financat e pasuritë kombëtare, dhe komandojnë rrjetet mafioze e grupet kriminale në këto 30 vite, janë kryeministrat, presidentët, ministrat, deputetët, shefat e drejtësisë, kryepolicë e funksionarë të tjerë.
Por SPAK, për interesa apo frikë nuk po i prek, ndaj prej 3 vitesh e gjysmë, nuk po ngjitet te ata që janë në detyrë dhe as te ata që nuk janë në detyrë, megjithëse u ka dosjet në tavolinë, por aktron me arrestime sekretaresh, krye bashkiakë e drejtorësh periferik.
Edhe arrestimi i Vangjush Dakos, po serviret nga mediat e qeverisë, si goditje e SPAK në nivel të lartë të politikës, kur Dako nuk ka pasur asnjëherë post politik, por ka qenë krye bashkiak i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me grupet mafioze, për të garantuar sundimin e tij e të PS në Durrës.
Prandaj, për shkak se SPAK nuk po godet në nivele të larta, përveç FBI-së që ka instaluar grupin special “Grushti i hekurt” brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, BE ka vendosur të sjellë në Shqipëri, një skuadër prokurorësh specialë të EUROJUST, me mision hetimi pa afat.
Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, prokurorët specialë të BE, do vendosen në Shqipëri brenda muajit shtator 2023, ku do hapin një zyrë të posaçme hetimi, për dosje individësh, grupesh kriminale e zyrtarësh të lartë shqiptarë.
Objekti i punës së tyre, është hetimi për korrupsionin që kanë bërë zyrtarët shqiptarë me fondet dhe grandet e dhëna nga BE në vitet 2005-2022, por edhe dosjet me aktivitetet trafik droge, trafikim qeniesh njerëzore dhe pastrim parash, të ndërlidhur me grupe mafioze në vendet e BE.
Përveç trafiqeve e pastrimit të parave, epiqendra e hetimit do jetë kjo: Drejtësia e BE ka në proces 122 dosje hetimi për vjedhjen e 2.3 miliardë Euro fonde dhe grande, që i ka dhënë shtetit shqiptar e OJF-ve në 17 vitet fundit për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, ujësjellës, strehimin social, integrimin e komuniteteve rom-egjiptianë, turizëm-kulturën, reformimin e administratës etj.
Hetimet e zyrës së prokurorëve specialë të BE, do jenë konfidenciale e të pavarura nga SPAK, Prokuroritë e Rretheve dhe agjencitë Anti- mafie të Shqipërisë, për shkak të humbjes së besimit, për shumë dosje që janë servirur nga EUROPOL e EUROJUST pas krijimit të SPAK.
Bëhet fjalë, për dosje me “fije” lidhëse zyrtare e familjare deri te kryeministri Edi Rama, te Sali Berisha, Ilir Meta, te deputetë, ministra, ish-ministra, kryepolicë e shefa të lartë drejtësie, të cilat SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë dhe “Taskë- Forca Anti-mafia” i kanë lënë pezull, i kanë zhdukur dhe madje i kanë dekonspiruar.
Rast konkret i mos veprimit të SPAK, është kallëzimi penal që Qeveria Gjermane dhe Zyra Anti-Mashtrim e Anti-Vjedhje e BE, kanë bërë kundër ministres së Bujqësisë dhe ish- Drejtoreshë e AZHBR, Frida Krifca, për zhdukjen e 132 milionë Euro grande bujqësore-blegtorale
Të vetmin bashkëveprim, që zyra e prokurorët specialë të BE në Tiranë, do ketë me organet e drejtësisë shqiptare, kryesisht me SPAK, do jetë marrja e informacionit për ecurinë e hetimeve të dosjeve të që ata kanë referuar dhe shkaqet e bllokimit të tyre.
Të drejtën për të vendosur zyrë speciale në Shqipëri, BE-s ia ka dhënë Aneksi Kushtetues i shtuar në kapitullin e krijimit të SPAK, ILD, KLGJ, KLP dhe dy komisioneve të vettingut, në kuadër të reformës në Drejtësi, në të cilën BE është bashkë-hartues dhe bashkë financuese me SHBA./Pamfleti