Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët janë kapur me pistoleta në një lokal. Sipas të dhënave zyrtare, operacioni i koduar “Befasia” është mbyllur me arrestimin e shtetasve Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” dhe Elton Dedja, 39 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”.
Dy burrat janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të strukturave policore bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative.
Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri pistoletë pa leje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Dy armë zjarri Pitoleta (“SIG-SAUER” dhe “Bereta”) dhe 20 fishekë luftarakë.
– Tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekësh të reja.
Materialet hetimore për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./BW