Ditën e sotme në emisionin ‘ABC Live’ u diskutuan përplasjet më të fundit brenda PD-së. Berisha deklaroi edh enjë herë dje se në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, i cili është quajtur ndryshe si një miting anti-amerikan.
Fatbardh Kadilli nga lëvizjen e re ‘Iniciativa Demokratike- IDE’ ka deklaruar se do të jetë pjesë e mitingut të Berishës, dhe pse nuk është dakord me rikthimin e tij në krye të PD-së.
Gjatë debatit të tij me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, Kadilli është shprehur se ai është kundër Bashës dhe Berishës, dhe se nuk po shkon që të përkrahë një anti-miting amerikan se nëse do të ishte i tillë atëherë duhet të bëhen të gjithë ,kundër Berishës.
Bejko nga ana tjetër ka theksuar se ishte pikërisht Berisha ai që ka bashkëqeverisur me Bashën që nga 2013 dhe tashmë ka dalë kundra tij për interesa personal.
Pjesë nga debati:
Roland Bejko: Nuk më intereson fare sesa firma ka mbledhur, Berisha që në 2013 nuk duhet të ishte bashkëkryetar e ka mbajtur peng Bashën për 8 vjet. Çdo justifikim që ai ka sot është se e bën në interes të tij personal. Në 11 dhjetor është një miting i prerë nga vetë Berisha, jo nga struktura dhe institucione. Po shkon që të legjitimosh një miting anti amerikan. Unë do e besoja një gjë të tillë nëse Berisha e ka si reformim partinë prioritet jo vetëm për interesa personale.
Fatbardh Kadilli: Nuk jam unë që e legjitimoj Berishën,
Roland bejko: Po je ti, sepse po shkon atje. Atje do jesh aset aty dhe e dyta është se po the ndonjë gjë që nuk është në atë parim, do hash ndonjë gjë.
Fatbardh Kadilli: Ne të dy i kemi parë të gjithë skemat dhe jam dakord se Berisha ka qenë dirigjenti dhe e ka bërë gjithë këtë. Legjitimitetin ai nuk e merr nga unë.
Roland Bejko: Ai është jolegjitim, është miting,
Fatbardh Kadilli: Unë legjitimitoj vetveten, Berisha aty është një imazh. Nëse është anti amerikan duhet ta ndalojmë të gjithë.
Roland Bejko: Jo nuk e ndalon dot ti atë.