Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Open”, ka thënë se Lulzim Basha duhej të jepte dorëheqjen për 4 v.rasjet e 21 janarit, kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Gjekmarkaj: Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.
Eni Vasili: Atëherë kam një pyetje. Ju mendoni se Lleshaj duhet të japë dorëheqjen se u v.ra një person, ndërsa Basha duhet të bëhet kryeministër edhe pse në Bulevard u v.ranë 4 persona?
Gjekmarkaj: Një gazetare profesioniste si ju nuk duhet ta bëjë këtë pyetje.
Vasili: Ju jeni mbështetës i Bashës.
Gjekmarkaj: Jam i opozitës. Në atë kohë kam qenë në një profesion tjetër.
Vasili: Duhet të jepte dhe Basha dorëheqjen?
Gjekmarkaj: Po duhet të kishte dhënë dorëheqjen Basha. Mendon se më intimidon se nuk jap përgjigjen.
Vasili: Ishte një pyetje
Gjekmarkaj: Tema ishte tjetër…
Vasili: Tema është v.rasja e një njeriu të pafajshëm.