Për një periudhë të gjatë është folur për një krizë mes çiftit Rodrigues dhe Iannone. Por kohët e fundit ata janë fotografuar bashkë ku duken më të lidhur se kurrë.
Ata u “kapën” nga paparacët tek “Novella2000” në Milano ndërsa shkëmbenin puthje të zjarrta në mes të rrugës.
Me ta vënë re këtë fakt, Andrea bëri një gjest të shëmtuar drejtuar fotografëve të cilët ishin të gatshëm të fotografonin diçka nga jeta private e çiftit të famshëm.
Bëhet fjalë që ftohja mes tyre, ka ardhur si pasojë e daljes në skenë e mikes së Belen, Patrizia Griffini-it, e cila është njëkohësisht dhe bashkëpronare në disa biznese sallonesh bukurie.