“Tango e jetës sime”. Ky koment, bashkëngjitur fotos më të fundit në rrjetin social “Instagram”, ka mjaftuar që Belen Rodriguez të çmendë fansat e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Belen di të provokojë përmes rrjeteve sociale. Në “Instagram”, modelja italo-argjentinase numëron plot 7.6 milionë ndjekës, e mjafton një foto e vetme që të shkaktojë reagimin e menjëhershëm të tyre.
“Gruaja më e bukur që kam parë në jetën time”, është njëri prej komenteve pasuese. Ajo që është e vërtetë është se, provokime të tilla e kanë bërë Belenin një prej femrave më të klikuar të botës së spektaklit./Top Chanell